Aktualitet

Vëzhguesi ONM e cilësoi shkelje lejen prindërore për Gjin Gjonin, Vettingu konfirmon kreun e Apelit të Tiranës

24 Qershor 2020, 09:24 Nga DOSJA
Vëzhguesi ONM e cilësoi shkelje lejen prindërore për Gjin

TIRANË– Kryegjyqtari i Apelit të Tiranës, Ridvan Hado është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas KPK, gjyqtari Hado ka qënë “i pastër” në të tre shtyllat e Vettingut.

Por mesa duket në marrjen e vendimit nuk ka ndikuar opinion i vëzhguesit ndërkombëtar të ONM-së, Theo Jacobs. Disa ditë më parë, Jacobs gjatë seancës dëgjimore ai u përball me gjyqtarin Ridvan Hado duke i kërkuar ‘llogari’ se pse kishte votuar pro dhënies së një leje prindërore dyvjeçare për gjyqtarin Gjin Gjoni në vitin 2018.

Theo Jacobs e ka konsideruar vendimin për t’i dhënë lejen prindërore Gjin Gjonin si një akt në shkelje flagrante dhe kontribuese në cënimin e besimit të publikut tek drejtësia. Duke THEKSUAR që mendimin e tij trupa e KPK-së ta këtë parasysh kur të marrë vendimin. Megjithatë diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Ridvan Hado e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2013, Hado u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Në vitin 2016, Hado u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që paralelisht me karrierën e tij si gjyqtar është angazhuar edhe në mësimdhënie.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ritvan hado theo jacobs vettingu ritvan hado theo jacobs vettingu

Sondazh

Poll