Bota

Pak para nisjes drejt SHBA-së/Avdullah Hoti dhe i gjithë kabineti i tij i nështrohen testit të Covid-19, rezultojnë…

23 Qershor 2020, 20:10 Nga DOSJA
Pak para nisjes drejt SHBA-së/Avdullah Hoti dhe i gjithë kabineti i

KOSOVË- Kryeministri Hoti së bashku me kabinetin e tij pas disa ditësh do të nisen drejt Uashingtonit por duke qenë  se jemi në një kohë pandemie ata kanë zbatuar të gjithë procedurat standarte që kryhen para udhëtimit duke iu nënshtruar kështu edhe testit për Covid-19.

Hoti së bashku me presidentin Hashim Thaçi do të udhëtojnë për në SHBA për takim me një delegacion nga Serbia. Ky dialog do të ndërmjetësohet nga i Dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Sipas mediave kosovare asnjë prej tyre nuk kanë shfaqur shenja të sëmundjes vdekjeprurëse por megjithatë testi është bërë për të qenë të sigurtë dhe për të qenë korrekt me procedurat që kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për njerëzit që vijnë nga jashtë.

Ndërkohë mësohet se fatmirësiht rezultatet e testimit të gjithë qeverisë kanë dalë negative.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti hashim thaci kosove avdullah hoti hashim thaci kosove

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 17:38

MEKSIKË– Sikur mos të mjaftonte pandemia e koronavirusit, Meksika ditën e sotme është goditur ngë një tërmet 7.5 ballë ku i gjithë qyteti është alarmuar.Me...