Bota

Me mesatare 6.8 dhe ende në studime/ Driton Bardheci emërohet zv. ministër i Arsimit në Kosovë

23 Qershor 2020, 19:31 Nga DOSJA
Me mesatare 6.8 dhe ende në studime/ Driton Bardheci emërohet zv.

KOSOVË– Driton Bardheci, ditën e sotme është  është emëruar zv. ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga  Organizata Studentore “Studim, Veprim, Kritikë”, e cila në një postim në rrjetetet sociale ka shkruar se Bradhaci  është ende duke i ndjekur studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” teksa ka shtuar se ky i fundit e ka notën mesatare 6.8.

Organizata thotë se personi në fjalë nuk është i duhuri për të qenë në krye të instutucionit të arsimit.

“Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë. Këso goditje të rënda, të njëpasnjëshme, për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës (ndaj të cilit vendim edhe kemi protestuar)”, thuhet në reagimin e SKV-së.

Postimi i plotë i SKV-së:

Zëvendësministri student

Sot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo është një goditje tjetër e rëndë për arsimin në Kosovë pas emërimit të plagjiatit Ramë Likaj si Ministër i Arsimit.

Kush është zv. Ministri i emëruar sot nga Kryeministri Avdullah Hoti?

Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë.

Këso goditje të rënda, të njëpasnjëshme, për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës (ndaj të cilit vendim edhe kemi protestuar).

Ndërsa pas znj. Hykmete Bajramit në krye të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë erdhi Ramë Likaj i cili është akuzuar për plagjiaturë, pasiqë i njëjti për një periudhë të shkurtër kohore ka botuar një numrë të madh të publikimeve shkencore të cilët nuk arsyetohen.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni driton bardheci kosove driton bardheci kosove

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 17:38

MEKSIKË– Sikur mos të mjaftonte pandemia e koronavirusit, Meksika ditën e sotme është goditur ngë një tërmet 7.5 ballë ku i gjithë qyteti është alarmuar.Me...

Bota 23 Qershor 2020, 15:47

SHBA– SHBA këtë fundjavë është përfshirë nga protesta të cilat kanë qenë të përgjakshme. Mediat vendase kanë raportuar  gjatë protestave 40 persona janë vrarë m...