Bota

“Do të arrestohen ata që tentojnë të …”, Donlad Trump: Së shpejti urdhër ekzekutiv për mbrotjen e monumenteve 

23 Qershor 2020, 17:13 Nga DOSJA
“Do të arrestohen ata që tentojnë të …”,

SHBA- Presidenti Donald Trump ka thënë ditën e sotme  se do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv në lidhje me monumentet historike të SHBA, ku do të ndalohet rreptësisht heqja e tyre.

Ata nuk do t’i heqin monumentet tona. Do të firmos së shpejti një urdhër ekzekutiv i cili nuk bën më shumë sesa përforcon atë që egziston, por në një mënyrë më uniforme“, u tha zoti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump njoftoi se do të jap autorizimin për të arrestuar këdo që kapet duke dëmtuar një përmendore të një anëtari të shërbimit të forcave të armatosura në tokën nën administrimin e qeverisë federale dhe tha se do të përdorte forcën ndaj protestuesve në Uashington.

Qeveria federale, sidoqoftë, ka pasur kompetencë të burgosë me 17 vjet ose gjobisë këdo që kryen akte vandalizmi apo shkatërron një memorial, bazuar në ligjit për Monumentet e Veteranëve. Të hënën vonë protestues u përpoqën të rrëzojnë një statujë të ish-Presidentit Andreë Jackson pranë Shtëpisë së Bardhë. Andreë Jackson skllavëroi afrikano-amerikanët si pronar plantacionesh dhe mbahet mend për atë që njihet si Shtegu i Lotëve, një largim i detyruar i amerikanëve indigjenë nga jugu ku si pasojë u vranë me mijëra vetë.

Zoti Trump u tha gazetarëve të martën se: shumë persoba ishin arrestuar e ndodheshin në burg lidhur me përpjekjet për të rrëzuar statujën e Andreë Jackson dhe se qeveria federale po shihte mundësinë për “dënimin afatgjatë të tyre.”

Burimi:usatoday.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 15:47

SHBA– SHBA këtë fundjavë është përfshirë nga protesta të cilat kanë qenë të përgjakshme. Mediat vendase kanë raportuar  gjatë protestave 40 persona janë vrarë m...