Bota

Para takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë/ Aleksandër Vuçiç merr këshilla nga presidenti rus

23 Qershor 2020, 20:00 Nga DOSJA
Para takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë/

MOSKË– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ditën e djeshme ka takuar presidentin rus Vladimir Putin ku kanë folur në lidhje me  çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se mori këshilla të vlefshme nga Putin si dhe theksoi se ai i ka dhënë mbështetjen e plotë.

“Putini në një mënyrë të zgjuar paraqiti mendimet e tij duke respektuar qëndrimet e Serbisë. Rusia e respekton Serbinë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Putini është shumë i matur dhe i madh që të thotë diçka në mënyrë të drejtpërdrejtë, po a mund të jap udhëzime në mënyrë të zgjuar? Nuk ka dyshim për këtë”, tha presidenti serb.

Vizita e presidentit serb në Moskë, ndodh në prag të takimit të së shtunës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump. Njëkohësisht Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara prej tij dhe muaji korrik pritet të jetë periudhë bisedimesh.

Autoritetet në Kosovë presin që nisma amerikane për rifillimin e bisedimeve të çojë në njohjen e ndërsjellë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic vladimir putin aleksander vucic vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 17:38

MEKSIKË– Sikur mos të mjaftonte pandemia e koronavirusit, Meksika ditën e sotme është goditur ngë një tërmet 7.5 ballë ku i gjithë qyteti është alarmuar.Me...

Bota 23 Qershor 2020, 15:47

SHBA– SHBA këtë fundjavë është përfshirë nga protesta të cilat kanë qenë të përgjakshme. Mediat vendase kanë raportuar  gjatë protestave 40 persona janë vrarë m...