Bota

Rëndohet bilanci në Kosovë/ Katër vdekje nga Covid-19 brenda 24 orëve në QKUK

23 Qershor 2020, 16:14 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Kosovë/ Katër vdekje nga Covid-19 brenda

KOSOVË- Dy të infektuar me koronavirus e dy të tjerë të cilët dyshohet se kanë qenë të infektuar, kanë vdekur brenda 24 orëve në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Viktimat janë të moshës mbi 60-vjeçare dhe përveç COVID-19, kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas njoftimit të Qendër klinike në Kosovë ka humbur jetën një  72-vjeçar nga Vushtrria, një 74-vjeçar nga Gjilani, i cili kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Pulmologjia ka njoftuar edhe për vdekjen e një 71-vjeçar nga kryeqyteti, i cili kishte edhe dy sëmundje të tjera shoqëruse si dhe për vdekjen e një 66-vjeçari nga Prizreni.

Deri më tani numri i perosnave të vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 39 persona.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 15:47

SHBA– SHBA këtë fundjavë është përfshirë nga protesta të cilat kanë qenë të përgjakshme. Mediat vendase kanë raportuar  gjatë protestave 40 persona janë vrarë m...