Aktualitet

Shkencëtarja shqiptare nga Fieri e alarmuar: Kujdes! Mos i neglizhoni gjërat, shumë njerëz që njoh janë infektuar. Ja ku k

23 Qershor 2020, 16:25 Nga DOSJA
Shkencëtarja shqiptare nga Fieri e alarmuar: Kujdes! Mos i neglizhoni

SHBA– Shkencëtarja shqiptare, Detina Zalli është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, Zalli kërkon nga qytetarët shqiptarë që të tregohen sa më shumë të kujdesshëm për të shmangur infektimin.

Më tej, ajo ka përditësuar edhe të dhënat më të fundit për vaksinën e Oksfordit, duke treguar se është në fazën e tretë dhe provat klinike akoma vazhdojnë.

“Numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet dita-ditës në Shqipëri. Shumë prej njerëzëve që unë njoh personalisht janë infektuar dhe disa ne gjendje te rëndë. Ky është momenti më i veshtirë sepse gjithcka është hapur. Mos i neglizhoni gjërat por kujdes! Tani për tani duhet të mësohemi të jetpjmë me virusin (SARS-CoV-2). Nuk ka zgjidhje tjetër! Për ju që keni pyetur vaksina e Oksfordit është në fazën e tretë dhe provat klinike akoma vazhdojnë. Kompania farmaceutike AstraZeneca ka arritur një marrëveshje 750 milion dollarë për të mbështetur prodhimin, prokurimin dhe shpërndarjen e 300 milion dozave të vaksinës, me dorëzimin duke filluar nga fundi i vitit. Për më tepër, universiteti dhe partneret e industrisë kane arritur një marrëveshje licencimi për të furnizuar një miliard doza te vaksinës për vëndet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, shkruan Zalli.

Ndërkohë, ditën e sotme ministria e Shëndetësisë deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 52 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 12 qytete, ndërsa në spitalin Infektiv janë shtruar 81 pacientë. Ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 46.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet detina zalli koronavirusi ne shqiperi detina zalli koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll