Aktualitet

Vetëm pak metra larg hotelit “A&A”, Eduart Lamaj me biznes, përpunonte sallam. Fabrika menaxhohej nga familja

23 Qershor 2020, 15:47 Nga DOSJA
Vetëm pak metra larg hotelit “A&A”, Eduart Lamaj me biznes,

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me jetën e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergji (Marku), Eduart Lamaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 30-vjeçari Lamaj është pronar i një fabrikë sallami.

Lamaj dhe familja e tij, menaxhojnë një fabrikë sallami, e cila ndodhet vetëm pak kilometra nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë.

30-vjeçari nga Sanxhaku i Kurbinit Lamaj u arrestua ditën e sotme, pasi dyshohet se është autori i atentatit të 30 majit në autostradën Laç-Mamurras ku mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Dosja.al ka mësuar se objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa autori ka pranuar autorësinë duke mohuar planifikimin e vrasjes. Ai thotë se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e vëllait të Bujar Likës, pasi i kishte para borxh. Ndërkohë që dyshohet se grupi është i përbërë me disa vrasës me pagesë mes tyre edhe Lamajn.

Ky i fundit u fsheh për 25 ditë, ndërsa autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Aty edhe do të operohej nga mjekët Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë arrestuar për moskallëzim krimi.

Në kërkim janë shpallur gjithashtu edhe 3 bashkëpunëtorët e Lamajt, të fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart lamaj kreshnik tusha paulin gjergji vritet biznesmeni bujar lika eduart lamaj kreshnik tusha paulin gjergji vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll