Bota

Maqedonia e Veriut vendos: Hapim kufijtë në 26 qershor, nuk do ketë asnjë kufizim

23 Qershor 2020, 15:03 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut vendos: Hapim kufijtë në 26 qershor, nuk do

MAQEDONI E VERIUT- Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë sot vendimin për hapjen e kufijve në 26 qershor pa asnjë një lloj kufizimi. Sipas vendimit, bëhet me dije se personat që do të futen në Maqedoninë e Veriut nuk do të kërkohet as test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolin 14 ditor, siç ishte deri më tani.

NJOFTIMI I PLOTË

Hapja e plotë të pikave kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për udhëtim pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve, pa testin PCR, dhe pa nevojën e realizimit të vetizolimit ose domosdoshmëri të karantinës shtetërore, vendimi hyn në fuqi më datë 26.06.2020. Hapja e transportit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër, me protokolle të veçanta për punë, vendimi hyn në fuqi pas miratimit të protokoleve për punë.

Në këtë seancë u miratua edhe propozimi i komisionit për sëmundje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin me punë edhe brenda hapësirave të mbyllura të objekteve hotelierike përmes një protokolli të përshtatshëm për punë, duke filluar nga 26 qershori 2020. Gjithashtu u miratua edhe vendimi për rihapjen e palestrave dhe qendrave të fitnesit, këto qendra do të operojnë duke ndjekur protokoll të përshtatshëm për punë. Palestrat dhe qendrat e fitnesit do të fillojnë me punë prej me 26 qershor 2020″ thonë zyrtarët qeveritarë.

Nga ana tjëtër qeveria ka lehtësuar masat, por rastet e reja janë shtuar shumë ditët e fundit dhe rastet fatale kanë qenë të shumta

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kkoronavirusi ne maqedonine e veriut maqedonia e veriut kkoronavirusi ne maqedonine e veriut maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 12:46

Arrestohet gazetari i njohur italian Emilio Fede

ITALI– Mbrëmjen e djeshme gazetari i njohur Emilio Fede, njëkohësisht edhe ish-drejtori i ”TG 4” është arrestuar për shkelje të urdhërit të moslargimit nga qyte...