Politike

Nesër mblidhet Këshilli Politik, PD nuk humb kohë, propozon formulë të re për KQZ! Kandidatët në “dorën” e Kuvendit

23 Qershor 2020, 13:01 Nga DOSJA
Nesër mblidhet Këshilli Politik, PD nuk humb kohë, propozon

TIRANË– Një ditë para mbledhjes së radhës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike ka vendosur që të bëjë një tjetër propozim për një formulë të re për zgjedhjen e anëtarve të KQZ-së dhe organeve të saj.

PD kërkon që përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Ndërsa shumica nga ana e saj zgjedh 3 anëtarët e tjerë.

Më pas mbetet në “dorën” e Kuvendit, nëse i miraton apo i rrëzon të përzgjedhurit në Komisione. Sa i përket Komisionerit, PS zgjedh 4 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 kandidatura, dhe më pas Kuvendi zgjedh fituesin nga dy kandidatët e mbetur.

Palët arritën një marrëveshje për ‘Zgjedhoren’ më 5 qershor me bekimin e ndërkombëtarëve. Kjo marrëveshje do të lejë të pandryshuar administratën Zgjedhore deri në dy palë zgjedhje, ndërsa më 2021, zgjedhjet do të jenë për herë të parë edhe me identifikim biometrik.

Ndërkaq debati ka ngecur në dy fronte; I pari, opozita e re, që kërkon heqjen e koalicioneve, lista të hapura dhe votën e emigrantëve për të dhënë OK në Parlament për marrëveshjen, ndërsa vetë KP që nuk gjen dakordësi për të përmbyllur draftin e Reformës.

PD kërkoi që të ishte Avokati i Popullit që të zgjidhte trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por kur hasi kundërshti, propozoi që zgjedhjet të ‘kalonin’ nga Kuvendi. Më pas propozoi një tjetër formulë, që rikthente Kuvendin “në lojë”. Megjithatë pavarësisht propozimeve, maxhoranca nuk ka pranuar asnjë prej formulave të PD-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike formula per zgjedhjen e kqz keshilli politik reforma zgjedhore formula per zgjedhjen e kqz keshilli politik reforma zgjedhore

Sondazh

Poll