Politike

Ngërçi për KQZ, Damian Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme

23 Qershor 2020, 08:01 Nga DOSJA
Ngërçi për KQZ, Damian Gjiknuri kërkon mbledhjen e

TIRANË -Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e këshillit politik ditën e nesërme në orën 17:00. Gjiknuri u ka bërë thirrje palëve që të paraqesin propozime për çdo çështje të lënë pezull. Deputeti socialist synon që ditën e nesërme të gjendet zgjidhja për mekanizmin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ dhe të marrë miratim e gjithë paketa e amendimeve.

Këshilli Politik u ndërpre më 18 qershor, pasi palët shfaqën ndasi përsa i përket formulës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.  Opozita paraqiti një draft të ri në Këshillin Politik, por që nuk u pranua nga përfaqsuesi i PS, Damian Gjiknuri, i cili kërkoi formulën e dakordësuar më 5 qershor. Nga ana tjetër përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi është shprehur, se propozimi i tyre është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Njëkohësisht ai hodhi poshtë pretendimet e mazhorancës, se formula e propozuar prej tyre politizonte sistemin.

Ndërsa anëtarja tjetër e KP, braktisi mbledhjen e fundit, pasi sipas saj, në vend të gjërave të rëndësishme, në mbledhje po diskutohej për tendera dhe kjo gjë nuk ishte me rëndësi për shqiptarët.

Palët arritën një marrëveshje më 5 qershor me bekimin e ndërkombëtarëve. Kjo marrëveshje do të lejë të pandryshuar administratën Zgjedhore deri në dy palë zgjedhje, ndërsa më 2021, zgjedhjet do të jenë për herë të parë edhe me identifikim biometrik.

Ndërkaq debati ka ngecur në dy fronte; I pari, opozita e re, që kërkon heqjen e koalicioneve, lista të hapura dhe votën e emigrantëve për të dhënë OK në Parlament për marrëveshjen, ndërsa vetë KP që nuk gjen dakordësi për të përmbyllur draftin e Reformës. PD kërkoi që të ishte Avokati i Popullit që të zgjidhte trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por kur hasi kundërshti, propozoi që zgjedhjet të ‘kalonin’ nga Kuvendi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik ngerci per reformen zgjedhore damian gjiknuri keshilli politik ngerci per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 22 Qershor 2020, 20:44

TIRANË– Analistët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini kanë dhënë mendimin e tyre mbi Reformën në Drejtësi. Të ftuar në studion e “Open”, at...