Politike

Dhuna e policisë ndaj të riut me pranga në duar, Berisha “zbulon” emrat e përgjegjësve

23 Qershor 2020, 08:01 Nga DOSJA
Dhuna e policisë ndaj të riut me pranga në duar, Berisha

TIRANË -Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj një të riu të prangosur në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan, se përgjegjësit për këtë ngjarje janë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardian Veliu.

Qytetarin e lidhur me hekura ne duar shtaza me uniforme e godet me grusht ne fytyre, dhe shtaza tjeter me uniforme e mban! Emrat e tyre si ne asnje vend te botes i mbajne sekret per publikun. Miq, gjersa te behen publik emrat e tyre, per cdo njeri emrat e vertet te tyre jane tre: Edvin Kristaq Krimineli, gjeneral Hashash Skuthi dhe Ardi Gerond Droga! sb Ndiqeni videon e tyre“, shkruan Berisha.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme ndërkohë ka pezulluar nga detyra efektivin me iniciale R.C., i cili është punonjës i patrullës në komisariatin Nr.1. Policia bën me dije gjithashtu, se të arrestuarit, kanë tentuar që të përplasi me makinë punonjësit e patrullës. Këta të fundit i kanë ndjekur më pas të rinjtë, të cilët janë përfshirë edhe në konfrontim fizik me efektivët.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ish-kryeministri berisha policia dhunon adoleshentin ish-kryeministri berisha policia dhunon adoleshentin

Sondazh

Poll

Politike 22 Qershor 2020, 20:44

TIRANË– Analistët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini kanë dhënë mendimin e tyre mbi Reformën në Drejtësi. Të ftuar në studion e “Open”, at...