Politike

VIDEO/ Rama mbledh online Konferencën Vjetore të Sigurisë së OSBE: Koha për armëpushim global, kjo është thirrja ime urg

23 Qershor 2020, 12:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Rama mbledh online Konferencën Vjetore të Sigurisë së

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim online në cilësinë e kreut të OSBE. Konferenca Vjetore e Rishikimit të Sigurisë 2020, duhej të mbahej në Vienë, por për shkak të COVID-19 është zhvilluar online. Si kreu i OSBE, Rama ka treguar qëllimet e tij në krye të kësaj organizate duke e vënë theksin tek COVID-19, konflikti në Ukrainë dhe terrorizmi. Ai u bëri thirrje gjithë palëve që të bëjnë një armëpushim global pasi edhe koronavirusi tregoi që në fund të fundit jemi qënie njerëzore.

Është kënaqësi e nder që të rishikojmë tablonë e sigurisë. U bënë 6 muaj në krye të OSBE, kaluam kufizimet dhe ndërlikimet e COVID-19 për të vijuar me aktivitet. Është e qartë për mua se kemi nevojë për ndryshim. Megjithatë shoh një mungesë vullneti për të reflektuar seriozisht dhe për të përdorur imagjinatën”, u shrpeh Rama.

Më tej kreu i OSBE tha se ka ardhur koha që të bëhet një armëpushim dhe të lihen mënjanë armiqësitë. “Po ju bëj thirrje urgjente për një armëpushim global. Koha për të lënë mënjanë armiqësitë, na duhet solidaritet. Duhet të kujtojmë së pari e mbi të gjitha që jemi qënie njerëzore. Që kanë njerëzimin të përbashkët. Në shkurt shkova në Ukrainë dhe pashë punën që ka bërë OSBE në terren. Isha optimist. Kam vijuar që të jem optimist por jam i shqetësuar për përmirësimin. Duhet të shohim parimet e marrëveshjes së Minskut. Duhet të rigjallërojmë diskutimet në formatin e grupit të kontaktit.

Duhet të ngrihen mbi praktikat e palëve të kontaktit. Iu bëj thirrje palëve të marrin përgjegjësitë. Duhet të arrijmë në koëh angazhimet. Armëpushim i plotë dhe gjithpërfshirës. Duhet t’i japim fund viktimave dhe t’i japim drejtim për një zgjidhje të qëndrueshme. Misionit duhet t’i lejohet të bëjë punën e vetë. Unë sinqerisht shpresoj të shoh muajt e ardhshëm në Ukrainë. Të gjithë të përfshirët ta bëjnë të mundur këtë. Kjo nuk është e vetmja konflikt në rajonin tonë”, shtoi më tej kryeministri.

Më tej ai u shpreh se OSBE do të vijojë për të zgjidhur konfliktet, dhe shtoi se kërcënimi nga terrorizmi nuk është zbehur, pasi kërcënimet janë shumë serioze.

Rama e ka marrë kryesimin e OSBE që në janar 2020 dhe në fokus të punës së tij ka qenë konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Kreu i qeverisë ka zhvilluar një vizitë në këto dy vende duke kërkuar që të ketë një armëpushim, pasi situata në zonën e luftës ishte shumë e rëndë.

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama presidenca e osbe rama kreu i osbe edi rama presidenca e osbe rama kreu i osbe

Sondazh

Poll