Politike

“Për 7 vite janë përballur me propagandë”, Basha akuzon qeverinë nga Zall-Bastari dhe prezanton paketën e subvencionev

23 Qershor 2020, 09:12 Nga DOSJA
“Për 7 vite janë përballur me propagandë”, Basha

TIRANW- Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal ditën e sotme në zonën e Zall-Bastarit, ku u njoh më nga afër me problemet e fermerëve. Basha shprehet, se banorët e zonës kanë nëvojë për mbështetje nga shteti, pasi pandemia ka rrënuar ekonomikisht këto familje, pasi punimi i tokës po bëhet gjithnjë e me kosto më të lartë. Sipas Bashës, në 7 vite banorët e Zall Bastarit janë përballur vetëm me propagandë.

Ndër të tjera kryedemokrati tha se për qeverisën e PD, bujqësia do të jetë prioritet dhe paketa e subvencioneve do të shkojë direkt te fermeri në bazë të prodhimit të tij, ndërsa shtoi se për përmirësimin e infrastrukturës bujqësore do akordohen 50 milion euro.

Postimi i Bashës

Rreth 5000 banorë të Zall Bastarit jetojnë kryesisht me të ardhurat nga toka dhe prodhimet bujqësore. Sot u takova me fermerë në kushtet e mbijetesës dhe në nevojë ekstreme për mbështetje nga shteti. Pandemia e ka rrënuar edhe më tej ekonominë e këtyre familjeve, pasi çmimet janë rritur, fuqia blerëse dhe punimi i tokës po bëhet gjithnjë e me kosto më të lartë. Në 7 vite, fshatarët e Zall Bastarit dhe gjithë Shqipërisë janë përballur vetëm me propagandë. Taksat janë rritur, çmimi i naftës dhe i energjisë është rritur, produktet e importit janë favorizuar, subvencionet dhe investimet në infrastrukturën bujqësore kanë munguar. Për 7 vite me radhë RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për projekte fasadash korruptive, duke i lënë shqiptarët të vetëm në varfëri dhe mjerim. Për mua dhe PD, bujqësia do të jetë prioritet, sepse duke mbështetur fermerët ne ndihmojmë ekonominë tonë, rrisim punësimin dhe zhvillimin. Paketa jonë e subvencioneve, e cila do të jetë të paktën sa e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të shkojë direkt tek fermeri në bazë të prodhimit të tij. Do të heqim taksën “Rama” mbi naftën që do të sjellë dhe ulje të çmimit të saj. Do të akordojmë një fond prej 50 milionë eurosh në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.Ne synojmë që prodhimet tona të jenë një vlerë e shtuar për turizmin, çka do të mundësonte rritje të të ardhurave për fermerët e më shumë mirëqenie për çdo familje.Do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe do të nxisim eksportet. Ne do të bëjmë gjithçka që t’i japim mundësinë njerëzve punëtorë e të palodhur të këtij vendi të shfrytëzojnë pasuritë që na ka dhënë natyra dhe së bashku t’i shndërrojmë ato në të mira materiale për çdo shqiptar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne zlla bastar lulzim basha lulzim basha ne zlla bastar

Sondazh

Poll

Politike 22 Qershor 2020, 20:44

TIRANË– Analistët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini kanë dhënë mendimin e tyre mbi Reformën në Drejtësi. Të ftuar në studion e “Open”, at...