Politike

“Ky është Eri kamarieri”, Rama pyet për pagat e luftës kamarierin dhe pronarin në Derven: I kemi marrë, s’ka rrena k

23 Qershor 2020, 09:39 Nga DOSJA
“Ky është Eri kamarieri”, Rama pyet për pagat e

FUSHË-KRUJË -Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Thumanë, për të parë nga afër punën në kantierin e rindërtimit. Gjatë vizitës ai u ndal në një lokal në zonën e Dervenit. Rama pyeti pronarin e lokalit dhe kamarierin për pagat e luftës, të cilët i konfirmuan se i kanë marrë. Më pas Rama tha se po vijojnë verifikimet dhe askush nuk do të mbesë pa pagë lufte.

Rama: E keni marre pagen e luftes, i moren punonjesit? Po te verteten thuaj

Pronari i lokalit: Po e kemi marrë, të vërtetën, të gjithë pagat e luftës i kemi marrë, s’ka rrena ktu, rrena i ka këmbët e shkurtra

Pas tij Rama pyeti edhe kamarierin.

Rama: Po ti i more pagat, hajde këtu dil këtu. Ky është eri kamarieri. I more pagat e luftës?

Kamarieri: Të treja

Rama:Të erdhën në konto

Kamarieri: Po, te treja, me erdhen ne konto.

Rama: Faktet janë fakte, janë duke shkruar cerek milionë shqiptar që i kanë marrë pagat e luftës, Gjoni është njëri prej tyre, ose 3 ose 400 mijë lekëshin sipas kategorive. Askush s’ka mbetur vetëm,  vazhdojmë bëjmë verifikime, dhe ne vazhdojmë t’ju shkojmë nga mbrapa të gjithëve për t’ju dhënë pagat, kokërr leku më kokërr leku.

Thumana ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në Thumanë është planifikuar ndërtimi i 3400 banesave individuale. Qeveria ka premtuar se brenda vitit, ata që jetojnë në çadra do të futen nëpër banesat e reja që do të ndërtohen.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kamarieri ne derven paga e luftes rindertimi ne thumane edi rama kamarieri ne derven paga e luftes rindertimi ne thumane

Sondazh

Poll

Politike 22 Qershor 2020, 20:44

TIRANË– Analistët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini kanë dhënë mendimin e tyre mbi Reformën në Drejtësi. Të ftuar në studion e “Open”, at...