Aktualitet

Kush është Eduart Lamaj? Atentatori i dy biznesmenëve në Laç ndërroi emrin, do të operohej tek AMAVITA në QS, u ‘tradh

23 Qershor 2020, 11:58 Nga DOSJA
Kush është Eduart Lamaj? Atentatori i dy biznesmenëve në

KURBIN- Eduart Lamaj, alias Andri nga fshati Sanxhak i Kurbinit akuzohet si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë që kanë marrë para për ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shënjestra e atentatit ka qenë e dyfishtë. Nuk ishte as vetëm Bujar Lika, as vetëm Paulin Gjergji por të dy.

Eduart Lamaj, emër ky i ndryshuar disa vite më parë pretendoi se kishte një pazar të prishur me familjarët e Bujar Likës, por në fakt zyrtarisht në qendrën Kombëtare të Biznesit në emrin “Eduart Lamaj”, rezulton vetëm një bar kafe në zonën e Yzberishtit dhe asnjë biznes i ngjashëm, pranë hoteli A&A në Laç-Mamurras. Për hetuesit, kjo është vetëm një dëshmi që kërkon të heqë vëmendjen dhe pyetjet lidhur me porositësit.

Ende grupi hetimor nuk ka shkuar tek porositësit, por është zbuluar tashmë mbrojtja e atentatorit. Ata kanë qenë dy mjekët që “respektuan” fije e për pe, betimin e Hipokratit për t’i dhënë ndihmë mjekësore kujtdo që ka nevojë. E në Shqipëri, ky betim u përkthye në një pagesë të majme prej 10 mijë eurosh. Operacioni do të zhvillohej në klinikën Ama Vita me vendndodhje në “Qytet Studenti”. I riu kishte disa ditë që mjekohej në spital, ndërsa që prej 30 majit, ai fshihej në banesën e motrës së tij në Tiranë. Lamaj u konfirmua se ishte atentatori nga ADN-ja. Njollat e gjakut që u gjetën në vendngjarje u përputhën me analizat e Lamajt, duke zbardhur kështu skemën.

Dy të besuarit e Eduart Andri Lamajt, ishin ortopedi i Lezhës Viktor Marku dhe kirurgu i Ushtarakut, Besnik Lame. Ata i dhanë garanci se gjithçka do të shkonte siç duhet në këmbim të pagesës 10 mijë euro, që do të sillte edhe kyçjen e gojës së tyre para policisë. Të tri janë të arrestuar, ndërsa vijon kërkimi për tri bashkëpunëtorët e Lamajt, dhe zbardhjen e porositësve të atentatit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andri lamaj atentat në laç bujar lika eduart lamaj paulin gjergji andri lamaj atentat në laç bujar lika eduart lamaj paulin gjergji

Sondazh

Poll