Aktualitet

S’ka mbyllur ende betejën ligjore me avokatin, Enerjeta Shehaj kandidon për Gjykatën e Lartë

23 Qershor 2020, 11:42 Nga DOSJA
S’ka mbyllur ende betejën ligjore me avokatin, Enerjeta Shehaj

TIRANË– Gjyqtarja Enerjeta Shehaj ka shpallur kandidaturën e saj për një vend në Gjykatën e Lartë. Mirëpo ndaj gjyqtares ka në kallëzim nga avokati Dedë Guri, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Guri paditi bashkëshortin e gjyqtares, prokurorin Erjon Shehaj, pasi pretendonte se e kishte ndaluar në mënyrë të padrejtë. Ndërkohë pak ditë para vendimit të Gjykatës së Kurbinit, ai ka parë Shehajn të ulur në lokal së bashku me gjyqtaren e çështjes së tij.

“Në datën 18.12.2016 rreth orës 09.00, në ambjentet e një bar lokali në afërsi të ish Stadiumit “Qemal Stafa”, shtetësja Enerjeta Shehaj (Deraj) që është dhe bashkëshortja e Erjon Shehajt, shtetasit ndaj të cilit kam bërë kallëzim penal, ishte ulur së bashku në të njëjtën tavolinë dhe po konsumonin pije e duhan , vetëm në shoqërinë e njëra-tjetrës, me gjyqtaren që po gjykon çëshjen time”, thuhet në dokumentin e firmosur nga Guri.

Pas Gjykatës së Kurbinit, e cila i dha të drejtë gjyqtares, Guri iu drejtua Apelit, i cili la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Pas rrëzimit të padisë në Shkallën e Parë dhe të Apelit, avokati bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë ndërkohë është e ngrirë përkohësisht, pasi anëtarët e saj ngecën në rrjetën e vetting-ut dhe u shkarkuan, duke bërë që të mos pltësohet kuorumi i nevojshëm për rifillimin e punës.

Ngritja e Gjykatës së Lartë edhe një nga 15 pikat e amendamentit të Partive Popullore Evropiane, i cili duhet të përmbushet përpara konferencës së parë ndërqeveritare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dede guri enerjeta shehaj dede guri enerjeta shehaj

Sondazh

Poll