Bota

Protestat e dhunshme në SHBA pas vrasjes së George Floyd, djali i legjendës së boksit “shfryn” ndaj protestuesve

23 Qershor 2020, 06:35 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme në SHBA pas vrasjes së George Floyd, djali i

SHBA-Djali biologjik i legjendës së boksit, Muhammad Ali ka dënuar përshkallëzimin e dhunës së njerëzve me ngjyrë në SHBA, pas vrasjes së George Floyd.

Muhammad Ali Jr, shprehet, se babai i tij do të ishte neveritur, duke parë sesi protesta u kthye në dhunë.

Babai im do të kishte thënë, ata janë veçse djaj. Babai im thotë gjithçka ka vlerë”, u shpreh djali i Ali.

Nuk është thjesht, njerëzit me ngjyrë kanë vlerë, pasi të bardhët kanë vlerë, kinezët kanë vlerë, jeta e çdokujt ka vlerë. Zoti i do të gjithë, ai nuk përjashton asnjë. Të vrasësh është gabim, kushdo që është”, vijoi Ali Jr.

Ai gjithashtu doli në mbrojtje të policisë.

Policia nuk zgjohet dhe thotë sot do të vras një njeri me ngjyrë apo një të bardhë.Oficeri bëri gabim që e vrau. Ka më shumë prova sesa u paraqitën. Ai bëri rezistencë, oficeri po bënte punën e tij, thjesht përdori taktikën e gabuar”, u shpreh Mohammad Ali Jr.

Njëkohësisht ai bie dakord me presidentin Donald Trum, se “Antifa” krijoi dhunën gjatë protestave dhe duhet të cilësohet si organizatë terroriste.

Ata nuk kanë ndryshime nga terroristët islamike. Ata duhet të marrin atë që meritojnë. Ata shkatërrojnë biznese, godasin njerëz të pafajshëm, shkatërrojë stacione policie. Ata janë terroristë, po terrorizojnë komunitetin. Unë mbështes protestuesit paqësore, por ‘Antifa’ kërkon të vrasë këdo”, vijoi Ali Jr.

“Black Lives Matter” nuk është një protestë paqësore. Antifa nuk e donte kurrë të paqtë. Un do të doja ti përzija të gjithë.

Mohammad Ali Jr ka thurur elozhe edhe për presidentin Donald Trump, duke e vënë mbi parardhësit e tij.

Mendoj se Trump është një president i mirë. Babai im do ta kishte mbështetur. Trump nuk është racist, ai është i të gjithëve. Demokratët janë ata që janë racist dhe nuk bëjnë për asnjë. Trump është shumë më i mirë sesa Clinton dhe Obama.

Marrë nga New York Post

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota djali i muhammad ali djali i muhammad ali

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2020, 20:50

Marrëveshja e fundit atomike mes SHBA-Rusi

Ajo është marrëveshja e fundit e rëndësishme e çarmatimit mes SHBA dhe Rusisë, dhe ndodhet para dështimit. Të hënën Moska dhe Uashingtoni negociojnë në V...