Aktualitet

Vrasja e biznesmenëve në Laç/ 30-vjeçari pranon krimin: Shkova t’i shkatërroja hotelin se më kishte borxh, më qëlluan

23 Qershor 2020, 08:16 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenëve në Laç/ 30-vjeçari pranon krimin:

TIRANË- Zbardhet dëshmia në Polici e Eduart Lamës, i cili akuzohet se është autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Laç. I riu ka deklaruar se nuk kishte për qëllim të vriste dy biznesmenët. Ai ka treguar se shkoi në hotel për t’u kërkuar paratë që kishin marrë borxh.  Sipas tij, aty nisi edhe sherri, në të cilin u qëllua edhe me armë zjarri. I riu thekson se kanë qenë viktimat ata që qëlluan të parët me armë zjarri.

“Nuk shkova për t’i vrarë. Më kishte borxh dhe  i shkova t’i shkatërroja hotelin. Më qëlluan me armë dhe unë kundërpërgjigja. Nuk kisha qëllim t’i vrisja”, mësohet të ketë thënë ai para oficerëve.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj në hotelin “A&A”  ku ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji (Marku), 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç. Gjergji u transportua në spitalin e Traumës ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Tusha shpëtoi pavarësisht plagës së marrë. Ky i fundit u arrestua nga Polcia pak javë më parë. Ndërkohë sot është arrestuar autori kryesor i ngjarjes, Eduart Lama dhe dy mjekë. Po kështu janë shpallur në kërkim edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika eduart lama bujar lika eduart lama

Sondazh

Poll