Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Laç/ Arrestohet autori dhe 2 mjekë që e mjekonin ilegalisht atë (EMRI)

23 Qershor 2020, 07:48 Nga DOSJA
Vrasja e dyfishtë në Laç/ Arrestohet autori dhe 2 mjekë

 LAÇ- Zbardhet vrasja e dyfishtë në Laç, ku ngelën të vrarë dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Policia ka arrestuar Eduard Laman, si autor kryesor të vrasjes së dyfishtë. Ndërkohë, uniformat blu kanë arrestuar edhe 2 mjekë V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, të cilët mjekonin ilegalisht autorin në një klinikë private. I riu ishte plagosur gjatë atentatit.  Po kështu janë shpallur në kërkim edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë në vrasje.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit: Finalizohet operacioni policor i koduar “Klinika”. Operacioni nga DVP Lezhë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në Kurbin, në orët e mbrëmjes së datës 30.05.2020.

Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vrasjes së dyfishtë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje. Gjithashtu, gjatë operacionit janë vënë në pranga edhe dy mjekë që mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes në një klinikë private në Tiranë.

Në vijim të punës profesionale dhe hetimore të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur me specialistë nga Drejtoria për Krimet Kundër Personit në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar në informacionet e marra, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Klinika”.

Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit B. H.,37 vjeç dhe P. Gj.,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi K. T., 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për kapjen dhe prangosjen e tre bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj në hotelin “A&A”  ku ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji (Marku), 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç. Gjergji u transportua në spitalin e Traumës ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Tusha shpëtoi pavarësisht plagës së marrë. Ndërkohë më parë për këtë ngjarje është arrestuar Kreshnik Tusha. Po kështu pak ditë më parë u publikuan edhe pamje nga sherri në armë që ndodhi në  hotelin ‘A&A’, ku u vranë dy biznesmenët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika paulin gjergji bujar lika paulin gjergji

Sondazh

Poll