Mbaron gjendja e fatkeqësisë natyrore/ Manastirliu: Rihapet transporti publik, po përgatisim spitalin e dytë COVID
23 Qershor 2020, 07:37Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu lajmëroi heqjen e kufizimit për transportin publik, për të cilin tha se mbajtja e maskave në autobus është e detyrueshme.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin publik, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli”, tha Manastirliu.
Po kështu ministrja njoftoi edhe për hapjen e spitalit të dytë COVID, (spitali i ish-Kirurgjive) për të përballuar fluksin në rritje të të prekurve me COVID19.
“Me plotësimin e kapaciteteve të spitalit Infektiv, po përgatitemi për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT për të përballuar fluksin actual dhe po përfundojmë rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht me hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT, nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive, do të hapim spitalin COVID2, pra spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kapërcejnë këto kapacitete, do të hapet spitali COVID4 në aksin Tiranë-Durrës, I cili do të administrohet nga QSUT”, ”, tha Manastirliu gjatë një deklarate për mediet.
Ajo theksoi më tej se sistemi shëndetësor do të vijojë të jetë në alert dhe se do të kërkohet me rigorozitet zbatimi i protokolleve të sigurisë.
“Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë tonë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie dhe bazuar në ligjin për sëmundjet infektive do të vijojnë të jenë në fuqi të gjitha masat që kufizojnë përhapjen e infeksionit. Strukturat e Task-Forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë të angazhuara 24/7 në terren në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”, nënvizoi ministrja.
Po kështu, ministrja e Shëndetësisë kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për masat parandaluese ndaj COVID19, për të mos e mbingarkuar sistemin shëndetësor.
“Duke falenderuar stafet mjekësore që vijojnë të jenë në gatishmëri, çdo qytetar është I lutur të mbrojë sistemin shëndetësor, të mos e vërë në sprovën e mbingarkesës, duke zbatuar rregullat e thjeshta parandaluese, distancimi fizik, higjiena personale dhe mbajtja e maskës kudo kur nuk është e mundur të respektohet distance, pasi janë të vetmet armë që kemi në dorë për të parandaluar përhapjen e COVID19”, tha Manastirliu.
Sot më 23 qershor përfundoi gjendja e fatkeqësisë natyrore, e cila u shpall për shkak të pandemisë së COVID-19. Që prej muajit mars vendi ka qenë nën masa të rrepta sigurie, të cilat u shoqëruan me kufizim të liri-daljes, mbylljen e kufijve, mbylljen e bizneseve, shkollave dhe transportit publik.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një ditë më parë Shoqata e Ruatjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri publikoi disa foto brenda një restoranti në afërsi të Elbasanit, ...
DURRËS-Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona mbrëmjen e djeshme për vepra të ndryshme penale. Në mesin e tyre janë 4 drejtues mjetesh, 3 prej të cilëve...
TIRANË– COVID-19 është përhapur gjerësisht në institucionet shëndetësore. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të i...
SHQIPËRI– Nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare, sipas të dhënave nga ...
TIRANË- Pamje të frikshme nga vijnë nga kryeqyteti. Disa të rinj nga Fushë-Kruja ka bërë “drift” me një makinë luksoze në sheshin pranë universitetit Polit...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë diskutimet në Parlamentin Evropian p...
TIRANË– Një efektiv policie me inicialet R. C., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, është pezulluar nga detyra, p...