Aktualitet

COVID-19 po “bën kërdinë” në qendrat shëndetësore të kryeqytetit/ 21 mjekë dhe infermierë të infektuar gjatë orë

23 Qershor 2020, 06:31 Nga DOSJA
COVID-19 po “bën kërdinë” në qendrat

TIRANË– COVID-19 është përhapur gjerësisht në institucionet shëndetësore. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 21 mjekë dhe infermierë në Tiranë. Gjithsej janë testuar 59 persona. Të njëjtat burime bëjnë me dije se të infektuarit janë mjekët dhe infermierë të QSUT-së dhe qenderave shëndetësore në kryeqytet. Mësohet se mes tyre janë dy mjekë të repartit të Reaminacionit në QSUT.

Sipas burimeve 40 nga rastet janë referuar nga Qendra Kombëtare  e Urgjencës, 12 nga mjeku i familjet dhe 7 persona janë qenë në kontakt me të infektuar.

Ndërkohë në Tiranë janë 10 vatra aktive të vurusit, të cilat ndodhen në zonat gjeografike: Rr. H. Pepa, Qyteti Nxenesve, Fusha Aviacionit, rr. Z. Jubani, Vaqarr, rr. H. Dalliu, Don Bosko, rr. B. Alla, rr. I. Tomini, Liqeni Thate, rr. Durresit, 21Dhjetori, rr. Elbasanit,  BLV B. Curri, Vore, Marqinet, rr. Aleksander Moisiu, rr. 28 nentori, rr. Mihal Grameno, Astir, rr. Teodor Keko, shkolla e baletit, Kamez.

Numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur javët e fundit. Ministria e e Shëndetësisë bëri me dije ditën e djeshme se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 33 raste të reja. Harta u zgjerua në 4 qytete. Numri total i viktimave ka shkuar në 44.  Sakaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 1159.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll