Aktualitet

Nga aksidenti, te lidhja e paligjshme e energjsë, “kërcasin” prangat në Durrës, arrestohen 5 persona

23 Qershor 2020, 07:23 Nga DOSJA
Nga aksidenti, te lidhja e paligjshme e energjsë,

DURRËS-Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona mbrëmjen e djeshme për vepra të ndryshme penale. Në mesin e tyre janë 4 drejtues mjetesh, 3 prej të cilëve kundërshtuan urdhërin e policisë, ndërsa një tjetër për aksidentimin e një të mituri. Gjithashtu u arrestua edhe një tjetër shtetas, për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Njoftimi i plotë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. G., 35 vjeç, banues në Borakë, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Ford”, pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. E. S., 33 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi. A. D., 37 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Durrës, pasi ka aksidentuar shtetasin e mitur E. Gj., 9 vjeç (biçiklist), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. A. T., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, duke drejtuar një mjet, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi: M. B., 60 vjeç, banues në Durrës, sepse nga kontrolli i ushtruar nga OSHEE në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e durresit policia e durresit

Sondazh

Poll