Aktualitet

Zbardhet ATENTATI në Laç, grupi i vrasësve me pagesë ekzekutoi biznesmenët në hotel, kapet autori, korruptoi me 10 mijë e

23 Qershor 2020, 06:52 Nga DOSJA
Zbardhet ATENTATI në Laç, grupi i vrasësve me pagesë

TIRANË- 360 gradë rrotullim për atentatin e 30 majit në hotel A&A në autostradën Laç-Mamurras, ku humbën jetën Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Policia e Shtetit ka zbuluar sesi u realizua dhe u fsheh autori i ngjarjes. Ai është Eduart Lamaj, 30 vjeç, i paskeduar më herët nga policia e Shtetit.

Ai dyshohet se është atentatori kryesor, që i veshur me jelek “POLICIA“, mbrëmjen e 30 majit 2020, në orën 21:50, i shoqëruar bashkë me 3 persona të tjerë, zbriti nga një automjet tip “Volswagen” i zi dhe me një kallashnikov në krah, qëlloi me breshëri kundrejt dy viktimat.

Plumbi i lëshuar si kundërpërgjigje nga Bujar Lika, e zuri autorin në këmbë. Menjëherë pas këtij momenti, ai ra përtokë ku filloi sërish të gjuante duke lenë të vdekur në vend Likën, e duke plagosur rëndë Paulin Gjergjin, i cili ndërroi jetë më vonë në spital. Me t’u larguar, për 3 javë, askush nuk mori më informacion për Eduart Lamajn. Policia e Shtetit u fokusua tek 20-vjeçari Kreshnik Tusha.

Ai u njoh si atentatori, pasi për “fatin e tij të keq”, i riu shkoi në spitalin e Lezhës i plagosur natën e vrasjes. Kjo ngjalli menjëherë dyshimet se ai kishte hequr rrobat “policia” dhe kishte shkuar të kurohej në spital. Por në fakt, duket se “ujku” flinte gjetiu. Ende është i paqartë roli i Kreshnik Tushës në këtë ngjarje, ndërsa autori tashmë ka pranuar gjithçka.20-vjeçari Kreshnik Tushe, dyshohet se u plagos në një rrugice, pasi autorët e atentatit pas largimit nga hotel A&A ku morën të plagosur ekzekutorin Eduart Lamaj, menduan se Tushe iu kishte bërë pritë, prandaj e qëlluan. 

Eduart Lamaj, ka qendruar i plagosur, me plagën e infektuar, i fshehur në banesën e tij në Mamurras, ndërsa vetëm 3 ditë më parë ai ka nxjerrë këmbën jashtë banese.

Familjarët e tij e dërguan tek ortopedi nga Lezha, Viktor Marku, 42 vjeç. Ky i fundit duke e parë gjendjen e rëndë të të riut, e cila shihet edhe në këto foto të siguruara ekskluzivisht nga Dosja.al, ra dakord që ta operonte fshehurazi pa e marrë vesh policia në një klinikën private Amavita, në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë.

Për ndihmë, ortopedi nga Lezha thirri kirurgun e Spitalit Ushtarak, Besnik Lame. Të dy do të merrnin rreth 10 mijë euro për të bërë operacionin në këmbë për t’a shpëtuar nga infeksioni. 

“S’doja të vrisja njeri”, dëshmia kontradiktore e të riut në Polici

Burime nga grupi hetimor i thanë Dosja.al se Lamaj e ka pranuar autorësinë e atentatit të dyshimtë. Ai ka thënë se pronari i hotel A&A, vëlla i Bujar Likës i kishte një sasi parash borxh, prandaj kishte shkuar që t’iu shkatërronte biznesin, duke mohuar planifikimin e vrasjes. Dëshmia iu është dukur kontradiktorëve hetuesve, për shkak të ndryshimit disa herë të motivit. Ai gjithashtu ka thënë se nuk kishte si qëllim t’i vriste, por ata qëlluan dhe për këtë arsye ai i vrau. Në fakt, siç shihet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga Dosja.al, i pari që qëllon në pamje është autori e jo viktimat. 

Hija e një grupi kriminal që funksionon si grup vrasësish me pagesë?

Pistat kryesore ku po heton prokuroria janë të shumta, por më e forta është ajo se pas Eduart Lamajt, qëndron një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga disa vrasës me pagesë. Ky grup, pjesë e të cilit dyshohet se është edhe 30-vjeçari Lamaj, vepron në disa qytete, dhe ka realizuar disa ngjarje kriminale. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart lamaj kreshnik tusha paulin gjergji vritet biznesmeni bujar lika eduart lamaj kreshnik tusha paulin gjergji vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll