Më shumë se tre gjenerata të mjekësisë janë larguar nga vendi gjatë 2010-2017, Covid-19 do ta përkeqësojë
23 Qershor 2020, 06:03Nga DOSJA
SHQIPËRI– Nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare, sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Vjenës. Ky numër përfaqëson me shumë se tre gjenerata të dala nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës ku diplomimet mesatare në një vit janë më pak se 200 mjekë. Kjo do të thotë se nga 7 gjenerata të diplomuarish, 3 kanë emigruar gjatë periudhës në studim. Gjithsej numri i mjekëve shqiptare në emigrim është 1029, por 772 prej tyre kanë emigruar nga viti 2010-në në 2017, por ky numër realisht është edhe më i lartë pasi nga 2017 në 2020 emigrimi i trupës mjekësore ka vijuar me ritme të larta.
Ekspertët e Vjenës analizojnë se pandemia Covid-19 do të nxisë edhe më shumë emigrimin e trupës mjekësore nga vendet në Zhvillim dhe Europa Lindore drejt Perëndimit, pasi pandemia Covid nxori në pah se sistemet shëndetësore në vendet e zhvilluara kishin mangësi. Nevojat më të larta për mjekë në perëndim bashkë me pagat e ulëta të mjekeve në lindje do të nxisin edhe më tej emigrimin e mjekëve nga Shqipëria, duke e dobësuar edhe më shumë aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të ofruar shërbime mjekësore cilësore.
Sakaq Shqipëria është vendi me numrin më të ulët mjekëve dhe infermiereve për banorë ndër vendet e Europës dhe Ballkanit perëndimor, por emigracioni do ta përkeqësojë më tej këtë trend. Në vitin 2017 përllogaritet se 18 për qind e fuqisë punëtore në shëndetësi ndodhet jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani.
Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, SHBA ja dhe Kanada, janë vendet e preferuara të emigrimit për mjekët shqiptarë. Akti i Migracionit të Aftësuar, i cili u miratuar në Parlamentin Gjerman vitin e kaluar ja hyrë në fuqi në mars 2020 dhe synon të lehtësojë hyrjen në tregun e punës dhe punësimin e profesionistëve me kualifikim të lartë me origjinë nga vendet jashtë BE-së. Lehtësimi i procedurave nga Gjermania mund të nxisë më tej emigracionit drejt këtij vendi.
TIRANË- Pamje të frikshme nga vijnë nga kryeqyteti. Disa të rinj nga Fushë-Kruja ka bërë “drift” me një makinë luksoze në sheshin pranë universitetit Polit...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë diskutimet në Parlamentin Evropian p...
TIRANË– Një efektiv policie me inicialet R. C., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, është pezulluar nga detyra, p...
TIRANË- Një grabitje me dhunë ka ndodhur sot në Tiranë. Sipas News 24, pre e grabitjes ka rënë një i moshuar, i cili ka qenë duke ecur pranë Muzeut Kombëta...
TIRANË- Aktori Edmond Budina, ka folur sot për infektimin e tij me COVID-19 dhe shprehet se është shumë dyshues me testimin e bërë nga Instituti i Shëndeti...
TIRANË– Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, bëri publik lajmin se vëllezërit Edomond dhe Robert Budina ishin infek...
TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka reaguar sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe shkruan se virusi nuk është larguar, por “gjallon” ende mes nesh. Në një r...
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal më ndërtimin e një HEC-i, i cili zaptoi në mënyrë të padrejtë pronat e disa individëve. Dhe, për...