Aktualitet

Rrëshqiti teksa po zëvendësonte disa tjegulla në derën e një ndërtese/ Humb jetën tragjikisht 56-vjeçari shqiptar  në

22 Qershor 2020, 19:07 Nga DOSJA
Rrëshqiti teksa po zëvendësonte disa tjegulla në derën

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  në Goito, në Prato ku një shqiptar në moshën 56-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi  ka rënë nga çatia e një ndërtese, ku po kryente disa riparime. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9.30 të mëngjesit të sotëm dhe viktima është identifikuar si Imer Koltraka.

Mediat italiane, kanë raportuar se viktima që ka lindur në Shqipëri, por që kishte jetuar për shumë vite në Firence, ishte duke zëvendësuar disa tjegulla në derën e ndërtesës, e cila merret me riparime automjetesh, dhe teksa ai kishte vënë  një këmbë në parmakun e dritares, ka rëndë ku dhe ka vdekur.

Ka qenë pronari i ndërtesës i cili ka lajmëruar autoritetet por  këta të fundit nuk kanë arritur që ta shpëtojojnë pasi shqiptari nuk u kishte rezistuar dot plagëve të rënda që kishte marrë.

Burimi:firenze.repubblica.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet imer koltraka imer koltraka

Sondazh

Poll