Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Mbroni veten dhe të tjerë, virusi ‘gjallon’ akoma mes nesh
22 Qershor 2020, 19:25Nga DOSJA
TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka reaguar sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe shkruan se virusi nuk është larguar, por “gjallon” ende mes nesh. Në një reagim në mediat sociale, Kalo shkruan se qytetarët duhet të kujdesen për veten dhe të tjerët, pasi vetëm kështu t’ia dalim mbanë me këtë sfidë që po kalojmë. Mjeku i njohur tregon dhe rutinën e tij ditore, duke shkruan se zgjohet herët në mëngjes dhe vijojnë punën intensive me pacientët në Infektiv.
“KOHË KOVIDIANE….SENSIBILIZIMI ynë, vetëndërgjegjësimi, kujdesi për veten dhe të tjerët rreth nesh këto ditë e fundit kanë filluar të harohen e nënvlerësohen për shumë e shumë prej jush….MOS haroni se Sars-Cov2/Covid-19 “gjallon” ende mes nesh….22.06.2020…Dita e Ekuinoksit Pranveror…Dita dhe nata ndajnë 24 orët në mënyrë të barabartë mes tyre….Duke filluar nga nesër DITA, shpresa, optimizmi i NATYRËS por edhe i yni si SHOQËRI fillon drojtazi por e sigurtë, të përftojë në kohë perkundrejt NATËS, ndrydhëses emocionale e kohëbjerrëse…..DITA e sotme për mua rrolli në të njëjtën rutinë sikundër kanë rrjedhur ditët prej shumë e shumë muajsh….
Hy herët në mëngjes në oborrin e QSUT-së dhe kaloj para kësaj pankarte inkurajuese dhe mirënjohëse për një EKIP të tërë Mantelbardhësh, Infermjeresh, Imazheristësh, Farmacistesh, Administratores dhe Koordinatoresh, Sanitaresh, Barrelistësh, Shoferësh, Punonjës Rendi në Covid-1, Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, ndërkohë që mbrij në zyrën time të ndodhur në mes të pavjonit të parë…..Infermjeret tona janë aty të pa përtuara për të ndihmuar të sëmurët në çdo sekondë…..
Vijon më pas vizita e të sëmurëve i mbrotjur me pajisjet personale….Në fund të kësaj ditë-pune vjen largimi për në shtëpi, DHE unë lë pas vetes degëzat e ullinjve në oborrin e spitalit, të mbushura këtë vit me frutet e shpresës, për mbarimin në një ditë jo shumë të largët të kësaj SFIDE jo të lehtë për të gjithë, sfidës me sëmundje-shkaktuesin e jetë-marrësin Sars-Cov2/Covid-19….Ju rikujtoj se KUJDESI i vazhdueshëm ndaj vetes dhe të tjerëve KURRË nuk duhet nënvlerësuar…..Së bashku do ja dalim mbanë përballjes me këtë sfidë jo lehtë për t’u fituar!!!”, shkruan Kalo.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal më ndërtimin e një HEC-i, i cili zaptoi në mënyrë të padrejtë pronat e disa individëve. Dhe, për...
TIRANË– Shoqata për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) ka reaguar në lidhje me trajtimin e species së rrëqebullit të Ballkanit ...
TIRANË- Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Binio ka folur për rritjen e numrit të shtruarve në spitalin Infektiv. Bino në një li...
TIRANË- Biologu Et’hem Ruka në një shkrim për situatën e COVID-19, shkruan se pandemia po përkeqësohet, por njerëzit i janë kthyer jetës normale. Në një re...
TIRANË– Një efektiv i forcave të Rendit ka goditur me grushte fytyrës një person që është vënë në pranga. Në videon e publikuar nga faqja e njohur në rrjet...
ANGLI- Shqiptari Jurgest Myftari plagosi dy persona kur mjeti i tij tip ‘Passat’, i pasiguruar është përplasur me një Land Rover në Main Street, Wilsden, më 17...
TIRANË– Banesa ku ka jetuar Nexhimje Hixha, ish-bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hixha, është pronësuar. Mësohet se tashmë, punimet që u ndërprenë për ...
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar sot kundër maturantëve dhe kritikëve të tjerë për Maturën Shtetërore. Në një reagim në mediat sociale...