Aktualitet

U filmua teksa dhunonte të prangosurin, pezullohet nga detyra efektivi, Policia e Shtetit: Po hetohet për shkelje të etikës

22 Qershor 2020, 20:54 Nga DOSJA
U filmua teksa dhunonte të prangosurin, pezullohet nga detyra efektivi,

TIRANË– Një efektiv policie me inicialet R. C., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, është pezulluar nga detyra, pasi është filmuar teksa qëllonte me grushte dhe ofendonte të riun e arrestuar në Tiranë.

Përmes njoftimit zyrtar, Policia e Shtetit, bën me dije se punonjësi i Policisë po hetohet për shkelje të etikës së punonjësit të Policisë dhe për tejkalim kompetencash gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas njoftimit, gjatë përpjekjeve për të shoqëruar dy shtetas të cilët nuk i ishin bindur urdhrit për të ndaluar, këta të fundit kanë tentuar t’i godasin me automjet punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Policisë, duke iu rrezikuar jetën. Punonjësit e Policisë i kanë ndjekur dhe ndaluar, por dy personat janë përfshirë në konfrontim fizik me punonjësit e Patrullës.

Ndërsa një tjetër efektiv me inicialet A. R., efektiv i Komisariatit të Policisë Nr. 2, është pezulluar pasi teksa ka qenë duke kryer shërbim pranë një objekti të rëndësisë së veçantë dhe gjatë komunikimit me një shtetas, rojë i një parkingu, për të hequr makinën të cilën ky shtetas e kishte lejuar të parkohej pranë objektit të rëndësisë së veçantë, ka shkelur etikën e komunikimit dhe të sjelljes së punonjësit të Policisë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka bërë pezullim nga detyra të dy punonjësve të Policisë dhe ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të etikës së punonjësit të Policisë dhe për tejkalim kompetencash gjatë ushtrimit të detyrës. U pezullua nga detyra R. C., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, për tejkalim të kompetencave. Gjatë përpjekjeve për të shoqëruar dy shtetas të cilët nuk i ishin bindur urdhrit për të ndaluar, këta të fundit kanë tentuar t’i godasin me automjet punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Policisë, duke iu rrezikuar jetën. Punonjësit e Policisë i kanë ndjekur dhe ndaluar, por dy personat janë përfshirë në konfrontim fizik me punonjësit e Patrullës.

Në ndihmë të tyre shkuan forcat “Shqiponja”, duke bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të dy shtetasve E. S. dhe XH. S., për veprime të mëtejshme. Ndërsa punonjësi tjetër i Policisë i pezulluar është A. R., efektiv i Komisariatit të Policisë Nr. 2, i cili ka qenë duke kryer shërbim pranë një objekti të rëndësisë së veçantë dhe gjatë komunikimit me një shtetas, rojë i një parkingu, për të hequr makinën të cilën ky shtetas e kishte lejuar të parkohej pranë objektit të rëndësisë së veçantë, ka shkelur etikën e komunikimit dhe të sjelljes së punonjësit të Policisë. Policia e Shtetit ështe e vendosur të reagojë menjëherë dhe me paanshmëri, duke ndëshkuar apo larguar nga radhët e saj cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën në dëm të qytetarëve, si dhe të prishjes së imazhit, marrëdhënieve dhe besimit mes Policisë dhe qytetarëve.

Më herët Dosja.al raportoi ngjarjen e dhunimit të një të prangosuri nga efektivi që u pezullua nga detyra. Siç shihet edhe në videon em ëposhtme, efektivi e qëlloi me grusht të arrestuarin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohet polici qe dhunoi te prangosurin policia dhunon te prangosurin tirane pezullohet polici qe dhunoi te prangosurin policia dhunon te prangosurin tirane

Sondazh

Poll