Aktualitet

Edmond Budina s’është dakord me përgjigjen e ISHP: Do ta ribëj testin në Itali. Më kanë bërë dëm moral dhe ekonomik

22 Qershor 2020, 20:45 Nga DOSJA
Edmond Budina s’është dakord me përgjigjen e ISHP: Do ta

TIRANË- Aktori Edmond Budina, ka folur sot për infektimin e tij me COVID-19 dhe shprehet se është shumë dyshues me testimin e bërë nga Instituti i Shëndetit Publik. I ftuar në “360 gradë”, Budina tha se do të ribëjë një testim tjetër në Itali, duke shtuar se e gjithë situata e krijuar i ka shkaktuar dëm të madh moral dhe ekonomik.

“Unë nuk dua të dyshoj. Nuk është në ndërgjegjen time të dyshoj tek shteti. E respektoj shtetin. Por të gjitha këto që ndodhën, unë dyshimin e kam. Nuk më pëlqen dhe fakti që nuk ke një mundësi alternative që ta bësh tek një privat, një tampon tjetër. Unë nuk do ta lej më kaq. Jam nënshtetas italian dhe mund t ëiki atje për ta bërë dhe aty do të vërtetohet shumë mirë nëse e kam pasur virusin apo jo. Kjo del më së miri dhe këtë do ta vërtetoj.

Më ka prishur shumë punë, jo vetëm për faktin që çështja e teatrit nuk po shkon përpara pasi nuk takohem me njerëzit, por edhe nga pikëpamja profesionale. Unë këtu në shtëpinë time kam ndërtuar një skenografi që është një shfaqje teatrore dhe nuk po e xhiroj vetëm për faktin se jam i burgosur. Ky është një dëm i jashtëzakonshëm”, tha Emond Budina.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina edmond budina me covid koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edmond budina edmond budina me covid koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll