Bota

‘Tronditet’ Gjermania! Plas sherri mes të rinjve dhe Policisë, 19 efektivë në spital, grabiten dhjetra dyqane

22 Qershor 2020, 15:52 Nga DOSJA
‘Tronditet’ Gjermania! Plas sherri mes të rinjve dhe

GJERMANI– Qyteti gjerman i Stutgartit këtë fundjave është përfshirë nga dhuna pasi një festë e organizuar nga disa të rinj ka përfunduar me përleshje me Policinë dhe me thyerjen e vitrinave të disa dyqaneve.

Përleshjet nisën mbrëmjen e së shtunës dhe vijuan edhe të dielën. Situata u përshkallëzua në momentin kur një adoleshent u përpoq t’u largohej efektivëve që po zhvillonin kontrolle për lëndë narkotike, dhe iu vunë nga pas për ta ndaluar.

Dutzende gewalttätige Kleingruppen haben in der Nacht zum Sonntag in der Innenstadt von #Stuttgart randaliert und mehrere Polizisten verletzt. Inzwischen hat sich die Lage beruhigt. Die Hintergründe der Auseinandersetzung sind noch unklar. https://t.co/LZMQ1v1e01 pic.twitter.com/JJEMj2td5a

— SWR Aktuell BW (@SWRAktuellBW) June 21, 2020

Ka qënë pikërisht ky momenti kur grupi që po festonte, u mblodh dhe në shenjë solidariteti me të riun, iu sul Policisë.

Mediat vendase kanë raportuar se përleshja mes tyre është regjistruar si një prej trazirave më të mëdha që qyteti ka kaluar, pasi u përfshinë 500 persona. Mendohet se shkak për sherrin është bërë konsumi i tepërt i alkoolit. 

Ndërkohë që spital përfunduan 19 efektivë policie, por nuk u kursyen sulmet as ndaj bizneseve, pasi bastisje u shënuan në argjendari, dyqan telefonash celulare dhe në ato të veshjeve sportive.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani gjermani

Sondazh

Poll