Aktualitet

Me maskë, bluzë të zezë dhe sytë tek kamerat…ky është Viktor Marku, i akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës tek Ko

22 Qershor 2020, 09:34 Nga DOSJA
Me maskë, bluzë të zezë dhe sytë tek kamerat…ky

TIRANË– I akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës, ky është Viktor Marku, i riu nga Shkodra që u arrestua disa ditë më parë në Malin e Zi. I veshur me bluzë të zezë, maskë për t’ju përshtatur protokollit kundër COVID-19 dhe duke mos i hequr sytë nga kamerat, vëllai i Prel Markut, viktimës që u vra nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Angli, pret sot masën e sigurisë.

Më herët ai ka mohuar në gjykatë autorësinë e vrasjes duke përdorur si alibi faktin që në momentin e vrasjes ka qenë në Malin e Zi.

Para tij, policia prangosi nipin e tij, Sebastian Mali. Edhe Mali edhe Marku nuk pranojnë të jenë të përfshirë në këtë ngjarje, por prokuroria ka dyshime të forta që sipas organit të akuzës provojnë se autori është Viktor Marku ndërsa bashkëpunëtor, Sebastian Mali.

Shkaku lidhet me vrasjen e vitit 2006 në Angli, ku u vra vëllai i Viktorit, Prel Marku nga Hekuran Billa për prishjen e një pazari mes grupeve rivale shqiptare në Londër me vlerë 1.2 milion paundë të tarifave të parkimit.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa viktor marku ekzekutohet hekuran billa hekuran billa viktor marku

Sondazh

Poll