Aktualitet

Dalin përgjigjet e testit të Gjuhë-Letërsisë, vetëm 760 maturantë kanë marrë notën 10-të

21 Qershor 2020, 10:12 Nga DOSJA
Dalin përgjigjet e testit të Gjuhë-Letërsisë,

SHQIPËRI- Ditën e sotme ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e testit të provimit të Gjuhë Letërisë për maturantët. (lexo këtu) Duke iu referuar rezultateve me notën 10 janë vlerësuar vetëm,  2.45% ose 760 maturantë, ndërsa 3.11% janë mbetësa.

Sakaq, Ministria e Arsimit deklaroi se do të hiqte nga vlerësimi përfundimtar pyetjet që ngallën debat dhe për shumë maturantë ishin absurde. Por mesa duket nuk e ka bërë këtë dhe kjo edhe duket në rezultatet e maturantëve.

Nuk është hequr asnjë pyetje. Ajo ka funksionuar shumë mirë dhe në përputhje me nivelin e vështirësisë që ka pasur” , tha një burim për Report TV.

Pas provimit të Gjuhë-Letërsisë maturanët u ngritën në protestë, pasi pretendonin se pytetjet ishin të pakuptimta dhe jashtë programit. Ata kërkuan rishpërndarjen e pikëve në provim dhe uljen e peshës për përzgjedhjen e degëve të studimit në Universitet. Gjithashtu ata dorëzuan një draft me 10 pika për parregullsita e pretenduar në provim.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ndërkohë deklaroi pas mbledhjes me mësuesit e shkollave të mesme, se pyetjet me nivel vështirësie mbi mesataren do të hiqen nga vlerësimi. Drejtoresha e QSHA, Rezana Vrapi njëkohësisht ka këmbëgulur, se testi nuk kishte gabime nga ana shkencore në formulim. Ndërkohë pedagogë të shumtë kanë lëshuar një lumë kritikash ndaj testit. Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Besa Shanini i ka quajtur protestat e studentëve si të nxitura nga opozita, ndërsa ka kritikuar pedagogët për modelin e mësimdhënies.

(J.V/G.SH./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet notat e provimit te gjuhe-letersise provimi i gjuhe-letersise notat e provimit te gjuhe-letersise provimi i gjuhe-letersise

Sondazh

Poll