Aktualitet

Panik në “drejtësi”! Infektohet me koronavirus një sekretare në Gjykatën e Tiranës

22 Qershor 2020, 09:14 Nga DOSJA
Panik në “drejtësi”! Infektohet me koronavirus një

TIRANË– Një sekretare në Gjykatën e Tiranës ka rezultuar pozitive me pandeminë e koronavirusit. Ende nuk dihen detaje se si është infektuar sekretarja, nëse ka qënë një qytetar që e ka infektuar në ambientet e punës apo është infektuar jashtë.

Gjithashtu nuk dihet nëse sekretarja ka pasur kontakt me kolegët e tjerë, të cilët gjithashtu pritet që t’i nënshtrohen testimit nga Instituti i Shëndetit Publik. 

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë, ka konfirmuar se në Shqipëri sot janë shënuar 33 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 4 qytete. Ndërsa në spitalin Infektik ka 82 pacientë të shtruar, një prej të cilëve është i intubuar.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes koronavirusi ne shqiperi gjykata e tiranes koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll