Sport

Fitorje me përmbysje, Pulisic dhe Giroud shkëlqejnë dhe nderojnë Chelsea-n

21 Qershor 2020, 17:33 Nga DOSJA
Fitorje me përmbysje, Pulisic dhe Giroud shkëlqejnë dhe

Chelsea sot fitoi 2-1 me përmbysje kundër Aston Villa-s. Vendasit shënuan të parët në fundin e pjesës së parë me autor futbollistin Hause dhe shkuan në dhomat e zhveshjes me moralin lart.

“Blutë”, megjithatë, morën direktivat e stafit teknik dhe goli i barazimit erdhi nga një lojtar i aktivizuar në pjesën e dytë. Christian Pulisic, pesë minuta pasi kishte zbritur në fushë, shfrytëzoi një krozim të Azpilicueta dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Goli i dha zemër skuadrës londineze, që kërkoi me ngulm edhe golin e dytë. Oliver Giroud vetëm dy minuta më pas ia doli me sukses të gjente rrugën e rrjetës.

Aston Villa nuk kishte forcën për t’i ndryshuar fatet e kësaj përballjeje, ndërkohë që rënia në Championship duket se do të bëhet realitet në fund të këtij sezoni. Nga ana tjetër Chelsea ruan vendin e katërt, me 51 pikë, 5 më shumë se ndjekësit e Manchester United.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea giroud lampard chelsea giroud lampard

Sondazh

Poll