Aktualitet

Iu dëmtuan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit, zbardhet lista e tretë me emrat e përfituesve në Tiranë

22 Qershor 2020, 08:52 Nga DOSJA
Iu dëmtuan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit, zbardhet lista e

TIRANË -Bashkia e Tiranës ka publikuar listën e tretë të personave (KLIKO KËTU), banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për dëmtime të kategorive DS1, DS2 dhe DS3. Të gjithë këta persona, do të marrin pagesë cash, për riparimin e dëmeve.

Gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, bëri me dije, se çdo javë do të miratohen nga 3 mijë dosje, për të kapur totalin 10 mijë.

Nga tërmeti i 26 nëntorit, humbën jetën 51 persona, ndërsa u dëmtuan edhe qindra shtëpi. Si pasojë mijëra persona, të cilët mbetën pa banesa janë trajtuar me bonus qiraje.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lista e trete e perfituesve ne tirane termeti i 26 nentorit lista e trete e perfituesve ne tirane termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll