Aktualitet

22-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur brenda banesës në Greqi (Detajet e para)

22 Qershor 2020, 08:38 Nga DOSJA
22-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur brenda banesës në Greqi

GREQI– Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 22-vjeçar shqiptar, është gjetur i vdekur në ishullin e Kretës në Greqi, ndërkohë nga mediat vendase ende nuk është bërë me dije emri i viktimës.

Sipas mediave vendase, i riu nga Shqipëria është gjetur i pajetë brenda banesës së mikut të tij, ku edhe mësohet se po qëndronte kohët e fundit.

Ndërkohë mësohet se ka qenë pronari i banesës që e ka gjetur shqiptarin të vdekur, e më pas  ka  njoftuar autoritetet ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forcat e policisë lokale.

Autoritetet po hetojnë mbi ngjarjen e rëndë, pasi arsyet e vdekjes së 22-vjeçarit ende nuk janë bërë të ditura. Ndërkohë pritet përgjigja nga autopsia për të hedhur dritë mbi vdekjen e shqiptarit.

Gjithashtu siaps hetimeve të derimëtanishme, mediat vendase  dyshojnë  se vdekja mund të ketë ardhur si shkak i mbidozës pasi shqiptari njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes 22-vjeçari shqiptar ne greqi vdes 22-vjeçari shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll