Aktualitet

‘Isha në Mal të Zi’/ Alibia e Viktor Markut fut në ‘dyshime’ togat e zeza, shtyhet vendimi për të, avokati: Klienti

22 Qershor 2020, 08:50 Nga DOSJA

TIRANË– Shtyhet vendimi për masën e sigurisë ndaj Viktor Markut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Hekuran Billës, disa ditë më parë tek “Komuna e Parisit”. Togat e zeza kanë kërkuar më shumë kohë për të vendosur lidhur me fatin e Markut, i cili gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë dhe ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e 40-vjeçarit duke pretenduar se ditën kur Billa u ekzekutua në zonën e “Komunës së Parisit” ka qënë në Mal të Zi, ku edhe u ndalua nga  Policia. 

Ndër të tjera, Marku është shprehur se Policia ka për detyrë që të zbardhi ngjarjen dhe të gjejë autorët e vërtetë të vrasjes së 40-vjeçarit Billa. 

Policia të gjejë autorët. Ditën e vrasjes e deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Policia të bëjë ç’të dojë, unë nuk kam vrarë njeri,”-mësohet se është shprehur Marku teksa merrej në pyetje.

Alibia e tij se ka qënë jashtë vendit ditën e vrasjes vërtetohet nga sistemi TIMS, por dëshmia e një personi nga Shkodra ka futur në ‘dyshime’ trupën gjykuese. Sipas dëshmitarit, Marku ka qënë në Shqipëri dhe i ka marrë një makinë “Smart” për të qarkulluar. Ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Marku zbret nga makina “Smart” dhe më pas hipën bashkë me një tjetër person tek “Benz-i”, i cili ndoqi që nga zona e Kombinatit të ndjerin Billa. 

Pas përfundimit të seancës, avokati i tij Ilir Murati, ka pretenduar se për klientin e tij nuk ka një urdhër-ndalimi. Gjithashtu ai shtoi se Marku ka qënë në Mal të Zi, ku edhe punonte rregullisht, ndërsa për nipin e tij, Sebastian Malin është shprehur se është një student ekselent i Juridikut. 

Ndërkohë që ende pritet vendimi i Gjykatës për Markun, nipi i tij, Sebastian Mali, gjithashtu i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje është lënë në masën “arrest me burg”. Edhe ai, njësoj si Marku, e ka mohuar përfshirjen në ngjarje. 

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori, tashmë i arrestuar nga Policia. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Të arrestuar deri më tani janë Viktor Marku, Sebastian Mali dhe si bashkëpunëtor në vrasje është prangosur edhe 32-vjeçari, Andi Agraja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa viktor marku vrasje tek komuna e parisit ekzekutohet hekuran billa hekuran billa viktor marku vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll