Bota

Mbi 9 milionë të infektuar në të gjithë globin/ Kina sërish në “luftë” me Covid-19, OBSH-ja raporton numër rekord t

22 Qershor 2020, 07:11 Nga DOSJA
Mbi 9 milionë të infektuar në të gjithë globin/ Kina

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,356,715 të infektuar dhe janë shënuar 122,248 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 21,825 . Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar  1.044 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 50.659 viktima dhe mbi 1 milionë të infektuar.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,396 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 18 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,634 viktima dhe në Francë 29,640, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë  kanë humbur 27,323 qytetarë.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka raportuar një rritje rekord të numrit të të infektuarve me Covid-19  brenda një dite, derisa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës.

Ndërsa më herët OBSH ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote obsh koronavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2020, 20:24

Anketat: Kjo është fitorja e tretë për Vuçiç

SERBI– Të shoqëruar nga thirrjet e bojkotimit të opozitës, serbët zgjodhën të dielën një parlament të ri. Deri në drekë, votën e tyre e kishin dhënë pak m...