Bota

Lina Zdruli, shqiptarja që u ofron refugjatëve dhe viktimave të trafikimit informacione mbi Covid-19: Ata kanë nevojë për

21 Qershor 2020, 17:45 Nga DOSJA
Lina Zdruli, shqiptarja që u ofron refugjatëve dhe viktimave të

SHBA– Lina Zdruli është themeluesja e biznesit social “Dafero”, me qendër në Ëashington DC, nëpërmjet të cilit ofron edhe sesione informative rreth COVID-19, me në fokus grupet vulnerabël të refugjatëve dhe viktimave të trafikimit.

Këto kurse mund të ndiqen në shumë gjuhë dhe prekin aspekte të jetës e punësimit në lidhje me target grupin. Një një intervistë Zdruli ka treguar se mënyra më e mirë për të filluar një biznes është përmes start-upeve dhe bashkëpunimi me anëtarë të tjerë të komuniteteve.

Mënyra më e mirë për të filluar është të punoni në një start-up. Ata kanë nevojë për ndihmë në çdo mënyrë të mundshme. Duhet të keni parasysh që do të keni shumë pak drejtim, do keni shumë përgjegjësi dhe do tërhiqeni nga drejtime të ndryshme. Shumica e rasteve, nuk keni të caktuar një plan pune. Kërkoni të bëheni vullnetarë në çdo kompani që mund të gjeni, nga rrjeti juaj i alumniëve ose komunitetet rajonale,”– ka thënë ajo.

Lina Zdruli është diplomuar nga Universiteti i Georgetoën, në Ëashington DC, dhe krahas sipërmarrjeve të saj sociale, “Dafero” dhe “VRefugees”, shërben si konsulente pranë Bankës Botërore, SHBA.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lina zdruli lina zdruli

Sondazh

Poll