Bota

Aksidentohet ish-Presidenti i Serbisë, makina e Ministrisë së Brendshme i pret rrugën teksa ishte nisur të votonte

21 Qershor 2020, 19:35 Nga DOSJA
Aksidentohet ish-Presidenti i Serbisë, makina e Ministrisë së

SERBI– Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç është përfshirë në një aksident automobilistik.

Mediat vendase shkruajnë se Nikoliç, ishte nisur për të votuar, në momentin që një automjet i Ministrisë së Brendshme i ka prerë rrugën dhe është përplasur me makinën në të cilën ushëtonte ish-Presidenti.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 15:50, në korsinë e rrugës që të çon për në Lapovë. Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë fakti që makina e Ministrisë së Brendshme po udhëtonte në kah të kundërt.

Vetë ish-presidenti është prononcuar për ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka pasur asnjë dëm serioz.

Asgjë serioze, unë do të shkoj të votoj,”– mësohet të jetë shprehur ai.

Ndërkohë, aktualisht procesi i votimit në Serbi është mbyllur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aksidentohet ish-presidenti serb serbi tomislav nikoliç aksidentohet ish-presidenti serb serbi tomislav nikoliç

Sondazh

Poll