Bota

Vuçiç zyrtarisht fitues me 62,5 % të votave: Kurrë nuk e kam përjetuar një moment të tillë

21 Qershor 2020, 22:13 Nga DOSJA
Vuçiç zyrtarisht fitues me 62,5 % të votave: Kurrë nuk e

SERBI– Partia Përparimtare Serbe e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç ka triumfuar sërish më zgjedhje duke marrë kështu mandatin e tretë. Sipas mediave serbe, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit ka fituar 62,5 % të votave.
E dyta në rend ka dalë Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të jashtëm Ivica Daçiq me 10,7 %.

Bazuar në këto rezultate, në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiqit do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiqi 30 deputetë. Vetë Vuçiç u shpreh se kurrë nuk e ka ndjerë kaq shumë një fitore.

”Në politikë jam qe një kohë të gjatë, por kurrë nuk e kam përjetuar një moment të tillë. Sonte kam fituar besim të madh nga populli në kushte kur pak njerëz kanë besuar. Morëm një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi më të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të zellshëm,”– mësohet të ketë thënë ai.

Gjithashtu bëhet me dije se koalicioni shqiptar Alternativa Demokratike Shqiptare, Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39 % të votave dhe do të ketë katër deputetë.

Sot Serbia pati një ditë plot zhvillime. Ky është vendi i parë që zhvillon zgjedhjet gjatë kohes së pandemisë. Procesi i votimit filloi në orën 07:00 dhe mbaroi në orën 20:00.

f.m/ dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic vucic fiton zgjedhjet ne serbi zgjedhjet në serbi aleksandar vucic vucic fiton zgjedhjet ne serbi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2020, 20:24

Anketat: Kjo është fitorja e tretë për Vuçiç

SERBI– Të shoqëruar nga thirrjet e bojkotimit të opozitës, serbët zgjodhën të dielën një parlament të ri. Deri në drekë, votën e tyre e kishin dhënë pak m...