Bota

Tragjike! Merr flakë makina në Prizren, shqiptari digjet i gjallë brenda mjetit

21 Qershor 2020, 20:14 Nga DOSJA
Tragjike! Merr flakë makina në Prizren, shqiptari digjet i gjallë

KOSOVË– Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike duke u djegur i gjallë brenda një mjeti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Prizrenit, në fshatin Vlashnjë.

Sipas mediave në Kosovë, automjeti është djegur dhe bashkë me të, edhe një person që ndodhej brenda.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë dhe se flakët që dogjën mjetin e më pas personin e bllokuar, mund të kenë qenë të qëllimshme.

Bëhet fjalë për një veturë të djegur, Policia së bashku me Prokurorin e Shtetit është në vendin e ngjarjes dhe është duke u hetuar një rast si vdekje e dyshimtë. Për më shumë në lidhje me rastin do të njoftoheni me kohë,”– deklaroi Gashi.

Gjithsesi, ende nuk dihen detaje për identetin apo moshën e personit që humbi jetën në këtë formë tragjike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni digjet nje person brenda makines kosove orizren digjet nje person brenda makines kosove orizren

Sondazh

Poll