Bota

Exit Poll jep rezultatet historike: Shqiptarët marrin katër ulëse në Kuvendin e Serbisë, fitoren e ka Vuçiç

21 Qershor 2020, 20:36 Nga DOSJA
Exit Poll jep rezultatet historike: Shqiptarët marrin katër ulëse

SERBI– Exit Poll ka nxjerrë sërish fitues Aleksandar Vuçiç në këto zgjedhje. Gjithashtu, sipas Exit-Poll, shqiptarët do të përfaqësohen me katër deputetë në parlamentin e Serbisë, pasi Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 ulëse.

Ky parashikim e nxjerr Partinë e Aleksandër Vuçiç, SNS fitues të 62.5% të votave apo 180 deputetë, ndërsa partia e Ivica Daçiç ka fituar 30 deputetë nga 250 në total.

Rezultatet:

Alternativa Demokratike Shqiptare – 4 mandate

Partia e Vuçiçit – 180 mandate 

SPS e Ivica Daçiçit – 30 mandate

Partia e ish-sportistit Aleksandar Shapiç – 11 mandate

Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet në Serbi, vendi i parë që zhvillon zgjedhjet gjatë pandemisë. Në votime shkuan 45.5% e qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic zgjedhjet në serbi aleksander vucic zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2020, 20:24

Anketat: Kjo është fitorja e tretë për Vuçiç

SERBI– Të shoqëruar nga thirrjet e bojkotimit të opozitës, serbët zgjodhën të dielën një parlament të ri. Deri në drekë, votën e tyre e kishin dhënë pak m...