Bota

Trump “goditje” nga brenda familjes, mbesa i zbulon sekretet e errëta në librin e fundit

22 Qershor 2020, 06:25 Nga DOSJA
Trump “goditje” nga brenda familjes, mbesa i zbulon sekretet e

SHBA-Mbesa e presidentit amerikan, Donald Trump pritet të publikojë një libër rreth sekreteve të tij dhe familjes. Libri i Mary Trump, vajzës së Fred Trump do të dalë në treg më datë 28 korrik nga shtëpia botuese “Simon & Schuster”. Ky fakt nuk i ka pëlqyer Trump, i cili është shprehur se mbesa e tij nuk është e lejuar të shkruajë libra.

“Ajo e ka të ndaluar të shkruaj libra. Ne kemi nënshkruar një marrëveshje, bashkë me vëllain e saj Fred”, është shprehur Trump.

Në të shkuarën ka pasur edhe libra të tjera për portretin e Trump, ndërt to edhe ai ish-Këshilltarit të Sigurisë, John Bolton.

Megjithatë libri i Mary-t është i pari nga familja që kritikon presidentin. Në vitin 2001, Mary nënshkroi një marrëveshje, që të mos përmend qëllimisht në librat e saj personat e familjes.

Ndërkohë në librin “Too much and Never enough” (Shumë dhe aspak mjaftueshëm), Mary pritet të shpjegojë sesi Trump ndihmoi prindërit e saj që t’i shmangeshin taksave dhe si mashtroi autoritetet, duke bërë që të shumëfishojë pasurinë e tij.

Në libër tregohet gjithashtu sesi Trump, dëboi babanë e saj, Fred Trump, kur ky i fundit filloi të kishte probleme me alzhaimerin.

Në lidhje me librin, Trump është shprehur se të gjitha ato që janë mësuar deri më tani janë të pavërteta, madje totalisht e kundërta. Ai ka shtuar, se me familjarët ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë dhe ato që thuhen në atë libër janë të turpshme.

Marrë nga CNN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump libri me sekretet e trump mary trump donald trump libri me sekretet e trump mary trump

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2020, 20:24

Anketat: Kjo është fitorja e tretë për Vuçiç

SERBI– Të shoqëruar nga thirrjet e bojkotimit të opozitës, serbët zgjodhën të dielën një parlament të ri. Deri në drekë, votën e tyre e kishin dhënë pak m...