Sport

“Qaja çdo natë, lëvizjet më të vogla ishin vuajtje”, ylli i Real Madridit kujton dhimbjet e operacionit

21 Qershor 2020, 14:45 Nga DOSJA
“Qaja çdo natë, lëvizjet më të vogla ishin

11 muaj dhimbje. Ishte 24 korriku 2019, kur ylli i Real Madridit, Asensio, pësoi një dëmtim shumë të rëndë. Gjuri i majtë bëri “krak” dhe ai nuk luajti dot për gjithë sezonin.

I rikthyer në fushë ndaj Valencias duke shënuar pas vetëm 29 sekondash lojë, madrileni tashmë ndihet më i lumtur se kurrë. Dukej një përjetësi për të të kalonte aq shumë kohë pa futboll.

“U përpoqa të mbroja topin dhe më ngeli këmba e ngulur në tokë. E ndjeva kërcitjen dhe menjëherë e kuptova se nuk ishte diçka e lehtë. Pata frikë dhe kërkova ndihmë”, shprehet spanjolli.

“Pas operacionit kisha dhimbje edhe kur mbyllja qepallat e syrit. Vuajta shumë. Ma besoni që qaja çdo natë. Lëvizjet më të vogla ishin vuajtje”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asensio gjuri real madrid asensio gjuri real madrid

Sondazh

Poll