Bota

224 persona të infektuar brenda 24 orëve në Itali dhe 24 të vdekur, vjen bilanci I fundit nga vendi fqinj

21 Qershor 2020, 17:27 Nga DOSJA
224 persona të infektuar brenda 24 orëve në Itali dhe 24 të

ITALI– 224 persona janë prekur nga Covid-19 në Itali, gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se, sipas tabelës së publikuar nga mediat italiane, shifrat e sotme, janë 38 raste më pak se një ditë më parë, kur u shënuan 262 të prekur nga koronavirus. Numri total i të infektuarve shkon në 238.499

Ndërsa, po gjatë 24 orëve të fundit, mësohet të kenë vdekur 24 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 34.634 persona në total.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 440 persona, ndërsa numri total i të shëruarve shkon në 182 mijë e 893 persona.

Të shtruar në spital me simptoma janë 2,314 pacientë. 148 nga oacientët e shtruar në spitale, ndodhen në kujdes intensiv.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali koronavirusi ne itali itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll