Bota

96 raste të reja me Covid-19 në Kosovë brenda 24 orëve, 29 të shëruar

21 Qershor 2020, 17:18 Nga DOSJA
96 raste të reja me Covid-19 në Kosovë brenda 24 orëve, 29

KOSOVË– 96 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 në Kosovëe, gjatë 24 orëve të fundit. IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ndërsa 29 të tjerë, janë shëruar nga korona virusi.

Rastet e reja pozitive, sipas njoftimit zyrtar janë të shpërndara përkatësisht në: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.

Njoftimi i plotë 

Sot më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i të prekurve tani në Kosovë është 2169, ndërsa deri më tani 1047 persona janë shëruar dhe 36 persona kanë ndërruar jetë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll