Sport

Kush tha se Ibra largohet nga Serie A? Klubi i madh italian kontakton menaxherin Raiola

21 Qershor 2020, 14:17 Nga DOSJA
Kush tha se Ibra largohet nga Serie A? Klubi i madh italian kontakton menaxherin

Nëse po mendonit se Zlatan Ibrahimovic do të largohet përfundimisht nga Serie A (dhe mbase edhe futbolli), e keni gabim. Fiorentina po mendon që të kontaktojë me menaxherin Mino Raiola për të arritur një marrëveshje, meqë ai do të largohet nga Milani.

Suedezi ende nuk ka arritur rinovimin e kontratës me “Djallin”, ndërsa tekniku Ralf Ragnick mund të ndryshojë gjërat me 180 gradë. Fiorentina nga krahu tjetër e do me patjetër sulmuesin Ibrahimovic.

Drejtuesit violë vjet transferuan një tjetër veteran, Franck Ribery, ndërsa këtë vit do të tentojnë Thiago Silvën dhe Ibrahimovicin. Mbrojtësi është shumë i shtrenjtë për klubin italian, ndërsa Zlatan nga krahu tjetër mbetet një ëndërr e largët.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fiorentina ibrahimovic merkato fiorentina ibrahimovic merkato

Sondazh

Poll