Sport

VIDEO/Si sot 26 vite më parë, Maradona shënonte golin e fundit me fanellën e Argjentinës

21 Qershor 2020, 13:40 Nga DOSJA
VIDEO/Si sot 26 vite më parë, Maradona shënonte golin e fundit me

ARGJENTINË– Si sot 26 vite më parë, Diego Armando Maradona shënonte golin e fundit me fanellën e Argjentinës. Në Botërorin e vitit 1994, ekipi argjentinas nuk arrinte të shkonte më shumë se deri në 1/16 e finales duke u mundur 3:2 nga Rumania.

Argjentina ndeshjen hapëse në atë botëror e luante ndaj Greqisë, ku fitoi me rezultat 4-0, pas tre golave të Gabriel Batistutas, dhe një të Maradonës. Një nga lojtarët që konsiderohej në mesin e më të mirëve në histori të futbollit, ndaj Greqisë, që sot numërohen 26 vite, shënonte golin e fundit në fanellën e Argjentinës.

Ky gol u harrua shpejt, e po ashtu edhe gjitha karriera e tij nuk mori vlerësimin e merituar, me Maradonën që doli pozitiv me doping dhe u pezullua nga FIFA.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentina maradona argjentina maradona

Sondazh

Poll