Sport

Pjanic kthehet në çështje, boshnjaku ka humbur “çelësat” e mesfushës, futbollisti në stol kundër Bologna-s

21 Qershor 2020, 13:04 Nga DOSJA
Pjanic kthehet në çështje, boshnjaku ka humbur

TORINO-Miralem Pjanic nuk po preferohet më nga tekniku Sarri. Mesfushori boshnjak prej vitesh ka marrë “çelësat” e mesfushës të Juventusit, por këtë sezon ka dështuar në skemat e teknikut të ri.

Për sfidën ndaj Bologna-s ai pritet të mos jetë në fushë. Siç raportojnë mediat italiane, pas paraqitjeve të dobta kundër Milanit dhe Napolit në Kupën e Italisë, numri një i stolit të Juventus Maurizio Sarri, ka vendosur që boshnjaku të mos jetë titullar në sfidën kundër Bolognas, teksa që nga minuta e parë pritet të jetë në fushë Bentancur së bashku me Ramsey.

Mediat italiane raportojnë se konflikti mes Pjanc-it dhe trajnerit është thelluar disi  që me humbjen kundër Lyon-it, teksa paraqitjet e bëra sëfundmi i kanë lënë pas dyshime teknikut që tashmë ka vendosur ta lërë në stol për sfidën e ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus pjanic sarri juventus pjanic sarri

Sondazh

Poll